Trajneri shkodran Samuel Nikaj rikthehet te drejtoje ekipin kosovar Vushtrria. Ky i fundit po kalon momente te veshtira dhe si rrjedhoje tashme ka nje riorganizim te klubit dhe presidenti i ri ka vendosur te riktheje ne krye te skuadren teknikun nga Shqiperia i cili tre vjet me pare e ngjiti kete skuader ne Superlige.
Lajmi per emerimin e Nikajt ne krye te Vushtrrise e ka bere te ditur vete klubi ne fjale permes faqes se tij zyrtare kur shkruan:
“Kryesia e re ne krye me z. Agim Malokun qysh në ditën e parë të punës, arrin marreveshje me Samuel Nikaj dhe Labigole!
Ikona e qytetit që i dha gjithëçka klubit dhe specialisti i sukseseve për rikthim në superlige sot u kthyen në klubin tonë të zemrës aty ku e ka vendin. Me profen, Samuel Nikaj dhe kapitenin legjendar Labinot Osmani klubi ynë po fillon rrugën e rikthimit në majat e futbollit kosovar.
Që të dy së bashku edhe me shumë tjerë që do të jenë pjesë e FC Vushtrria do të kthejnë gëzimin në qytetin tonë.
Kryesia e re ka plane konkrete që klubi ynë i zemrës të merr formën e duhur dhe që i gjithë qyteti të jetë në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu”.
Forca jonë tifozeria e flakt do të jetë gjithashtu motivi jonë shtesë për përkushtim maksimal. Urime Vushtrri, bashkë do të tregojm se qyteti ynë është vatra e futbollit kosovar”.