Prezenca e akullit në rrugë ka shkaktuar jo pak probleme në qytetin e Gjirokastrës. Shumë qytetarë i janë drejtuar Spitalit Rajonal Omer Nishani për shkak të frakturave që kanë pësuar nga rrëzimet.
Sipas mjekut ortoped Murat Kaci të dëmtuarit vijnë nga të gjitha lagjet dhe në disa raste pacientët janë dërguar edhe në Tiranë për shkak të dëmtimeve të rënda. Rastet e frakturave nga rrëzimet vijnë jo vetëm nga qyteti i Gjirokastrës por edhe nga zona te thella malore, banorët e te cilave prej ditësh ndodhen të bllokuar, raporton “ora”.
Në të tilla kushte, mjeket apelojne për kujdes dhe shmangie të daljeve të panevojshme. Ngricat janë bërë shkak edhe për aksidente. Në autostradën Levan Tepelënë dy automjete janë përplasur, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.