5 mije euro shperblim kishte akorduar biznesmeni shkodran Ardit Kraja per barazimin ndaj Partizanit, por kesaj vlere i jane shtuar edhe 5 mije euro te tjera.
Kete here nga sponsori Alban Xhaferi dhe ne kete menyre vlera totale e shperblimit per ekipin e Vllaznise per kete pike te marre ka shkuar ne 10 mije euro. Natyrisht jo keq por ne fund te fundit e meritojne sepse vazhdojne te jene +9 nga ndjekesit me te afert.
“Premio? Pa diskutim, djemtë kanë derdhur djersë dhe bënë një lojë të bukur. Do të shpërblehet edhe barazimi sepse edhe një pikë për ne ndaj Partizanit konsiderohet rezultat i mirë”.
Kështu u shpreh pas ndeshjes me të kuqtë sponsori i Vllaznisë Xhaferi dhe pas kësaj deklarate klubi ka mbajtur fjalën, duke shpërblyer lojtarët kuqeblu pas pikës së marrë ndaj një prej rivalëve direkt për kreun e tabelës.
Burime të sigurta i treguan dje gazetës se në dispozicion të futbollistëve u vendos 5 mijë euro premio për barazimin dhe menjëherë u shpërnda në kohë rekord.