Vllaznia e ka vleresuar maksimalisht ndeshjen e rradhes me Partizanin dhe do te synoje patjeter fitoren, e cila do ta mbante ate me shpresa per t’iu shkeputur vendit te tete ne renditje. Por per te shtuar edhe me shume motivimin dhe deshiren e futbollisteve per te marre kete trepikesh, po mendon edhe sponsori i klubit Vllaznia.
Gjate emisionit “Studio Sport” ne Radio Shkodra me gazetarin Gasper Marku, ai ka dhene edhe nje lajm te mire per skuadren teksa ka thene:
“Skuadra eshte e motivuar per kete ndeshje, por megjithate ne kemi menduar qe te akordojme edhe nje shperblim ne rast fitoreje. Shperblim qe do te jete ne vleren e 5 milione lekeve te vjetra dhe besoj se ajo do t’i karikoje edhe me shume lojtaret.
Jemi shume entuziast se do t’ia dalim ta mbyllim kete sezon ashtu si duhet dhe pastaj sezonin e ardhshem te bejme plane per nje skuader krejt ndryshe”.