Sulmuesi kongolezo-gjerman, Kristofer Mandiangu nuk ka bindur në Shkodër dhe pse erdhi me bujë dhe deri tani mund të thuhet shumë pak për këtë lojtar. Ai është aktivizuar vetëm 45 minuta në takimin me Elbasanin, madje edhe shënoi një gol.
Lojtari që në takimin miqësor me Teutën u dëmtua dhe që atë kohë ai është shikuar shumë pak edhe në proceset stërvitore.
Ai po vijon të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, por mesa duket pa bindur teknikun për të qenë pjesë e Vllaznisë.
Situatë krejt e mistershme deri tani. Drejtuesit bënë një tentativë që ta largonin këtë lojtar që pa nisur sezoni, por nuk u gjend asnjë mirëkuptim mes palëve. Lojtari mesa duket po kërkon tani që të respektojë kontratën. /Vipsport/