U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Ligës së Europës, ku plot 5 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija mësuan kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator. Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.
Short “ferri” për Teutën dhe Kukësin. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.
Kundërshtar disi më bujar për Laçin, në krahasim me Kukësin dhe Teutën. Kurbinasit e Cungut kanë “shamngur” Totenhemit, teksa do të që do të presin izraelitët e Hapoel Ber Sheva.
Për sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, teksa Renova do të presë Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt.
PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE:
Renova-Hajduk Split
Teuta-Granada
Laçi-Hapel Ber Sheva
Botoshan-Shkëndija
Kukësi-Volfsburg