Vllaznia është ndalur në shtëpinë e saj nga Kastrioti, ekip që luan për mbijetesë në Superligë. Djemtë e Brdariç kanë krijuar volum loje, e kanë kontrolluar atë, kanë patur edhe raste për shënim por goli nuk ka ardhur.
Në 45 minutat e para Vllaznia ka luajtur mjaft mitë, duke qarkulluar topin dhe ka dominuar mbi kundërshtarët. Pavarësisht kësaj, goli nuk ka ardhur dhe skuadrat kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura.
Në 45 minutat e dyta, Vllaznia ka vijuar të vizitojë portën e krutanëve, të cilët nga ana e tyre, janë përpjekur me të gjitha mënyrat të ulin ritmin e lojës, duke u përpjekur të vonojnë edhe lojën përmes rënies në tokë për çdo faul.
Pas këtij barazimi mbase të papritur nga tifozët, Vllaznia i ka sytë në ndeshjen e ditës së neserme. Teuta e Partizani, kanë një ndeshje mes tyre dhe duke qenë ndjekësit e Vllaznisë, vëmendja përqendrohet në rezultatin e saj.