Pas dy javesh e gjysem stervitje ne Shkoder, Vllaznia do ta “braktise” ate per te zgjedhur qytetin e Korçes e per te zhvilluar atje fazen me intensive te pergatitjeve per sezonin e ri.
Sponsori Xhaferi e kishte paralajmeruar para pak ditesh nje gje te tille dhe tashme duket se ka ardhur momenti per ta bere realitet shkuarjen ne qytetin juglindor te Shqiperise.
Ekipi kuqeblu pritet te lere paraditen e neserme Shkodres dhe udhetoje drejt Korçes ku do te qendroje per nje periudhe 10 ditore, duke shfrytezuar temperaturat me te uleta qe ai ofron dhe qe do te mundesojne rritjen e ngarkesave stervitore per futbollisteve.
Gjate ketyre diteve nderkohe, stafi teknik po planifikon te zhvilloje edhe nje apo dy miqesore te tjere, me te cilat do te kolaudoje plotesisht ekipin ne prag te ndeshjes se pare te kampionatit, asaj me Apolonine qe do te luhet me 12 shtator ne “Loro Boriçi”.