Te Vllaznia nuk kanë të ngopur, për sa i përket merkatos! Pasi zyrtarizuan sulmuesin Mandiangu, mësohet se drejtuesit shkodranë janë në bisedime tani me maqedonasin Marko Simonovski. 28-vjeçari luan si sulmues qendre.
Sipas burimeve te “Panorama Sport”, drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime të avancuara me këtë lojtar dhe pritet nënshkrimi i kontratës me të. Ai është i gjatë 1.85 centimetra.
Simonovski së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të FC Voluntari në kampionatin rumun, ku në 19 ndeshje ka shënuar 4 gola. Me sa duket, drejtuesit janë të bindur për të vijuar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Vllaznia e sezonit te ri ka marre fytyre krejt tjeter dhe pjese e saj jane bere shume futbolliste te ardhur nga vende te ndryshme te cilet ne pamje te pare e kane forcuar se tepermi ate, por nga ana tjeter duhen pare konkretisht ne fushen e lojes.