Organizatorët e Shkodra Jazz Festival, Florian Jakaj, Markelian Kadidani dhe Paçalin Pavaci dolën para mediave për të prezantuar edicionin e sivjetëm. Florian Jakaj tregoi disa nga të ftuarit që do të pasurojn këtë event me praninë dhe me artin e tyre.
Joyce Elaine Yuille, këngëtarja e njohur amerikane e muzikës soul e shoqëruar nga saksofonisti Michael Rosen si dhe Diego Borotti NU4tet do të jenë disa nga grupet dhe artistët që do të marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm të Shkodra Jazz që do të zhvillohet nga data 27 gusht deri në datën 2 shtator në Shkodër. Ky është edicioni i nëntë i Shkodra Jazz Festival, i cili nisi në vitin 2005 në kujtim të muzikantit të njohur Rrok Jakaj.
Në festival do te marrin pjesë pianisti i suksesshem në skenat e teatrove më me emer në te gjithë Europen dhe me tej, Paolo Marzocchi nga Pesaro, Itali, mik i Shqipërise dhe në veçanti i Shkodrës, që do te luaje folk bashkëkohor i cili u shpreh: “Më në fund do te luaj pjesët e mija aty ku ato kane lindur”. Ka pergatitur dhe një surprizë për publikun. Ai do te beje dhe hapjen e “main concert” me daten 29 gusht ne orën 19:00. Udhëtimi do te kaloje ne telat e kitarës të një prej ambasadoreve te muzikës spanjole, kitaristit dhe kompozitorit Josè Maria Gallardo Del Rey duke kaluar me pas tek magjia e saksofonistit Diego Borotti, drejtor artistik i Festivalit të Jazz-it të Torinos, i cili me NU4tet dha një koncept të ri të leksikut BOP bashkëkohor, duke ruajtur dashurinë për traditën.
I perqafuar me ngrohtesinë e zërit te pasur me ngjyra të Joice, do te jetë tingulli i një ndër saksofonistave soprano më te mire ne botë, Michael Rosen, te nderthyrur me tingujt e pianos së princit te jazz-it shqiptar Markelian Kapidani duke e mbyllur udhëtimin me Jungle Storm e shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra & All Stars.
Jemi ne edicionin e dyte të Rrok Academy, e cila startoi edicionin e kaluar me degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani. Studentët e Jazz-it do te performojne darkave ne lokalet e qytetit ku festa vazhdon.
Këtë vit, Rrok Academy do te pasurohet edhe nga dega Klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci një emër I shquar ne skenat nderkombetare si solist dhe concertmaster I preferuar nga shume drejtor të orkestrave ku mund të permendim Loorin Mazel. Ai ka punuar ne orkestra si Philharmonia Orchestra e Londres, Castleton Festival, Orchestra del Maggio Fiorentino, Orchestra Kombetare e Spanjes, Orchestra Mbreterore Sinfonike e Seviljes, Teatri Liceu ne Barcelona, Teatri Petruzzelli etj duke sjellur bagazhin e tij në shërbim të të rinjëve.
Shkodra Sound, në tingujt e saj pasurohet nga ato të muzikes klasike duke mbyllur ciklin e Rrok Academy Classic me një koncert klasik me daten 2 shtator. Paçalin Pavacin solist dhe concertmaster I shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra e perberë dhe nga studentet e akademisë. Pavaci rikthehet të luaje per të parën here ne atdhe, pas largimit nga Shqiperia në vitet 90, pasi luajti në skenat ndëkombëtare më me emër.
Evenimenti administrohet nga Shoqata Kulturore Rrok Jakaj dhe Optional Music International, dhe ka për synim të ringjallë “ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra, dhe për t’i rikthyer një ‘kolonë zanore’ që ta përfaqësojë në të gjithë evolucionin e vet krijues.”
Veprimtaria e sivjetshme mbështetet nga Bashkia Shkoder, Qarku i Shkodrës, ABI Bank, Savarez & Corelli, Instituti Italian i Kultures, Ambasada Spanjolle, Millennium, Qendra Rinore Arka, Consulting And Development Partner dhe disa nga restorantet & baret më të njohura të qytetit.