Shqiptarët e kërkuar nga drejtësia dhe që emigruan në Britani me identitet fals, duke pretenduar se ishin refugjatë nga Kosova të larguar për shkak të luftës me Serbinë janë identifikuar nga autoritetet angleze dhe “The Sun” ka identifikuar disa prej tyre që, përgjatë këtyre viteve qëndronin me identitet të rremë. Në artikullin e publikuar nga “The Sun” janë më shumë se 300 shtetas shqiptarë në Angli që kanë probleme me drejtësinë, por që deri tani vetëm gjashtë prej tyre janë dënuar dhe iu është hequr shtetësia britanike. Më tej, në artikull shkruhet se problemi i vetëm është se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kanë pasaporta britanike dhe me emra të ndryshuar, e normalisht kjo e bën të vështirë identifikimin. Por, kush janë disa nga shqiptarët me të shkuarën kriminale që janë dënuar dhe ekstraduar në vendin tonë? “The Sun” publikon emrat dhe fotot së bashku me arsyen se pse janë dënuar këta shqiptarë.