Kryeministri i vendit Edi Rama, ka vijuar edhe sot sulmet ndaj medias dhe gazetareve. Ne prani te komisionerit te BE Johannes Hahn, duke marre nje shembull nga Danimarka ka sjelle ne vemendje se mediat “nga mengjesi ne darke shkelin te drejtat e njeriut”. Me leximin e pare te kesaj akuze, duket mjaft e rende. Ne fakt, cila eshte „aftesia“ e mediave per te shkelur te drejtat e njeriut? Publikimi i te dhenave te konsideruara sensitive per individet qe arrestohen nga policia, te minoreneve qe mund te jene pre e dhunes, te personave me aftesi ndryshe etj. Edhe pse media nuk eshte 100% fajtore per sa me siper, per te shkuar „ne linje“ me kryeministrin, po e pranojme. Mirepo, ne kendveshtrimin tim dhe te shume kolegeve, media shqiptare nga 1992 e ketej, po vuan nga nje fenomen shume me i rende. Per vete ate por edhe publikun. Media eshte perdorur, po perdoret dhe fatkeqesisht do te vazhdoje te perdoret sidomos nga politika por edhe bisnesi prane politikes. Kete fakt, nuk ka asnje nevoje ta provojme dhe shume mire, duke folur me gjuhen e matekatikes, mund te merret si „aksiome“. Pra, aq shume eshte provuar ne praktike, sa eshte kthyer ne rregull, ne teori qe nuk ka nevoje te vertetohet me.
Per median dhe problemet e saj, foli edhe komisioneri i BE-se Johannes Hahn. Realisht, ato jane ceshtjet te cilat duhet te diskutohen ne tryezat e vendimmarrjes per mediat e gazetaret. Perdorimi nga politika, mungesa e lirise dhe censura apo autocensura e gazetareve. Por keto tema, varesisht nga pozicioni opozite- pozite, nuk i interesojne politikes ose minimizohen. Politikes i mjafton ta kete mire me pronaret dhe siguron sherbime pa kufizim nga mediat deri ne shtremberim i informacionit, keqperdorim i tij dhe i gazetareve.
Mirepo kryeministri actual sic edhe cdo paraardhes e pasardhes i mundshem, nuk eshte i interesuar te merret me kete teme. Por ndryshe nga paraardhesit, kryeministri Rama duket se ka nje strategji me te avancuar. Pushteti e ka transformuar nga nje “dashnor” te mediave, ne nje “mazokist” te tyre. Sidomos, te mediave e gazetareve qe ai e di se nuk i ka gjithe kohen pas “qerres” se tij. Prej kohesh tashme, direkt apo indirekt, nga terreni, foltorja e Kuvendit apo Kryeministrise, flet per “media kazani”, fyen ne emer te shprehjes se opinionit individual gazetaret e terrenit etj.
Jam i bindur se nuk eshte rastesi, por nje skenar i mirefillte ne dem te mediave e gazetareve. Rama, ne dijenine time, eshte i vetmi kryeminister qe ka nje kanal te vetin televiziv “ERTV” ne Facebook. Natyrisht, edhe audienca nuk eshte e parendesishme teksa ne kohen qe flasim kalon rendin e 1.1 milion ndjekesve ne Facebook si kryeminister. Nje grup i mirefllte xhirimi, i pajisur me kamerat me te sofistikuara te momentit, me mikser audi- video digital dhe me kompjutera shume te fuqishem, e ndjekin ngado shefin e qeverise. Pavaresisht se anatemonte ish- kryeministrin Berisha per daljet e tij ne televizione, sot Rama ka thyer cdo rekord, ndoshta edhe boteror. Natyrisht, eshte e drejta e tij. Edhe pse duhet pare nese eshte ligjore, edhe pse duhet hulumtuar sa eshte kostoja e “studios levizese” qe e ndjek nga mengjesi ne darke Edi Raman dhe nga dalin parate per ti paguar. E ne fund fare, a ka ndonje tager kontrolli apo monitorimi AMA per “ERTV”.
Nuk dua te ndalem ne shkeljet historike te kryeministrave e shtetareve tane ne keto 27 vite qe ja kalojne ku e ku “shkeljes se lirive e te drejtave te njeriut” nga mediat. Nuk dua te pohoj se pas 4 viteve pushtet te marre pas premtimeve- shumica te pambajtura, perseri permes manipulimit te thelle mediatik permes “ERTV” dhe mediave te tjera te mirepaguara, Rama mori edhe nje mandat tjeter. Nuk po sjell ne vemendje shkeljen e te drejtes universale te nje jete ne standartet e nje qenie njerezore, duke mos percaktuar me ligj as minimumin jetik se sa leke i duhen nje shqiptari per te mbajtur frymen gjalle. Te gjitha keto, po i anashkaloj sepse ai dhe te tjeret para tij e pas tij, kane qene, jane dhe do te jene ne krye te udheheqesise qe vendos per jetet tona, fale votes “se lire” qe secili prej nesh ka dhene nje here ne 4 vjet.
Por ne asnje moment nuk e kam mbyllur dhe nuk mund ta mbyll gojen teksa shoh qe kryeministri i vendit tim, po implementon cdo dite strategjine e armiqesimit te mediave me qytetaret, me publikun. Po, vetem ketij qellimi i sherben qendrimi disa vjetor i Edi Rames. Hapesire e vlefshme per kryeministrin, eshte vetem ajo qe mediat i vene ne dispozicion per transmetime live apo te regjistruara. Po te kishte mundesi, pa me te volgin dyshim, do ti fikte cdo media ku nuk del fytyra e zeri i tij. A do te jete e larget kjo dite, me Ramen apo pasuesin e tij? Nuk di ta them, por rreziku eshte ne ajer….