Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” shumë shpejt mund të solidarizohen me bashkëmoshatarët e Universitetit të Tiranës. Në një njoftim të shpërndarë në mediat sociale, përfaqësues të tyre parakajmërojnë një takim konsultativ lidhur me hapat që duhet të ndërmarrin.
“Duke parë reagimin e studentëve të Tiranës dhe situatën aktuale ku ndodhemi, edhe ne studentët e Shkodrës duhet të reagojmë sa më parë. Andaj, ju ftojmë nesër (e enjte), në orën 10:00 tek salla A2 e Fakultetit të Shkencave Shoqërore (FSHSH) për një bashkëbisedim në lidhje me situatën dhe menyrën më të përshtatshme për të reaguar ku çdo veprim të jetë i bashkërenduar me idetë dhe aspiratat e çdo studenti. SOT ËSHTË KOJA JONË, E RINISË, ËSHTË KOHA E STUDENTËVE! #me_stdentët_për_studentët!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në mediat sociale.
Sipas gjasave, edhe studentët e Shkodër, në bashkërendim me bashkëmoshtarët e Tiranës por edhe universiteteve të tjera shtetërore, do të përshkallëzojnë protestën e tyre, në shenjë pakënaqësie me atë që quhet “Pakti për universitetin” të propozuar nga qeveria Rama.