Një nga kërkesat e studentëve në ditët e para të protestës ishte dhe anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë. Por pavarësisht kësaj, studentët e Inxhinerisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës kanë ndërmarrë një nismë ligjore për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë me anë të mbledhjes së firmave.
Mësohet se peticioni që po firmoset sot tek Inxhineria dhe Arkitektura, aty ku mori jetë edhe protesta studentore, pritet të përhapet në të gjitha Fakultetet e tjera.