Të dhënat e Instat për akomodimet në Qershor 2024 tregojnë se vendi ka patur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese me respektivisht 40% dhe 27 % në raport me Qershor 2023.
Sipas këtyre shifrave, rajoni verior ka patur një rritje impresionuese të netëve të qëndimit në stukturat akomoduese. Ritmi i rritjes për rajonin verior është 76 % në raport me Qershor 2023. I njëjti tregues është rreth 20 % për rajonin qendor dhe rreth 15 % për atë jugor.
Nga 185,000 net qëndrimi më shumë në rang vendi rreth 85,000 janë në rajonin verior. E thënë në përqindje: rreth 45 % e netëve të qëndrimit janë shtuar në veriun e vendit, në raport me rreth 30 dhe 25 % respektivisht për rajonin qendror dhe atë jugor.
Rritja spektakolare e netqëndrimeve në rajonin verior ndikohet shumë nga vizitorët e huaj, rreth 90 % më te larta se vitin e shkuar.
Edhe në treguesit e tjerë si numri i vizitorëve të huaj, numri përgjithshëm i vizitorëve dhe netët e qëndrimit të vizitorëve vendas; rajoni verior ka një rritje vjetore dukshëm më të shpejtë se dy rajonet e tjera të vendit.
Ndërsa pesha e turizmit që rajoni verior ka në vend është më e ulët se dy rajonet e tjera, ecuria e shpejtë e rritjes sipas muajve të fundit po e çon atë në rreth 25 % të tregut. Kjo tregon shenjat e shpërthimit të rajonit drejt realizimit të një potenciali të jashtëzakonshëm, edhe përkundrejt faktorëve frenues si infrastuktura e papërshtatshme dhe emigracioni i lartë.
Ndërsa këto shifra duhen parë për të gjithë sezonin veror dhe mbase të gjithë vitin për të konfirmuar trendin, duket se tashmë, më shumë se kurrë, është koha për të parë nga veriu! /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Shkodër Benet BECI/