Ka startuar dje në Zagreb te Kroacise Kampionati Ballkanik i boksit per te rritur, kampionat ne te cilin merr pjese edhe kombetarja shqiptare nen drejtimin e trajnereve Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila.
Ne perberje te ekipit tone jane boksieret Krenar Zeneli, Rexhildo Zenel, Denis Nurja, Alban Beqiri, Arjon Kajoshi dhe Indrit Laçi.
Mësohet se Shqipëria do të ketë katër finalistë Krenar Zeneli, Denis Nurja, Alban Beqiri, Indrit Laçi, ndërsa pretendohet edhe për të pestin Rexhildo Zeneli. Shpresohet për medalje ari nga boksierët tanë.
Drejtuesit e kombetares tone para nisjes per ne Kroaci jane shprehur te bindur se boksieret tane nuk do te kthehen pa medalje sepse forma e tyre sportive eshte shume e mire, megjithate do te jete ringu i Zagrebit qe do ta tregoje me mire kete gje.