Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, ka reaguar lidhur me për vizitën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë. Vizita e Erdogan u bë në ditën e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
I revoltuar Ndoka shkruan se beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku është sot Erdogani, në Kurbin, në vendin ku mbetën të vrarë 30 mijë ushtarë osmanë dhe ku u kap rob edhe Hamza Kastrioti.
Postimi i plotë i Nokës:
Lavdi Gjergj Gjon Kastrioti [🇦🇱]
Heroi ynë Kombëtar
Atlet i Krishtërimit Europian!
Mbas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën. Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani!
Aty mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza.