Mesditën e sotme në qytetin e Marsejës, në stacionin e trenit Saint Charles një person ka sulmuar me thikë disa persona, duke lënë dy viktima dhe disa të plagosur, shkruajnë mediat franceze.
Policia ka vrarë agresorin, ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur nëse është një sulm terrorist ose jo.
Sipas dëshmitarëve autori i sulmit para se të sulmonte ka thirrur “allahu ambar”. Autoritetet kanë evakuuar stacionin e trenit ku ndodhi sulmi dhe bëjnë thirrje që të qëndrohet sa më larg kësaj zone. /shqiptarja.com/