Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, ka vënë në gatishmëri edhe forcat e policisë shqiptare, të cilat kanë rritur sigurinë përreth selisë diplomatike që ndodhet në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Këtë të enjte pranë Ambasadës patrullonin më shumë efektiv të policisë së shtetit. Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë për “Vizion +” se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.
Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit. Ata po monitorojnë nga afër jo vetëm Ambasadën Amerikane, por edhe selite e tjera diplomatike të rëndësishme që ndodhen në kryeqytet.