Thellohet bilanci i viktimave nga sulmi terrorist me furgon që mori para turmën në sheshin “Katalunja” në Barcelonë të Spanjës. Mësohet se një prej të plagosurve humbi jetën sot në spital. Ndërkohë, në shenjë nderimi të viktimave, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Barcelonës, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare. /balkanweb/