Sulmuesi i Shqipërisë Bekim Balaj po synon që të jetë në formën më të mirë me rinisjen e sezonit të kampionatit austriak. Futbollisti i Sturm Grazit shënoi sot në testin miqësor kundër ekipit të ligës së dytë austriake Kapfenberg. Sfida përfundoi 3-0 dhe Balaj shënoi golin e dytë.
Por, bashkë me të ishte protagonist dhe sulmuesi i të rinjve të Kosovës Dardan Shabanhaxhaj, i cili realizoi golin e tretë.
Balaj dhe skuadra e tij duan të shkurorëzojnë kampionët në fuqi të Salzburgut dhe pjesa e mbetur e sezonit do të tregojë se kush është kampioni i vërtetë në fushë. Futbollisti shkodran ka realizuar këtë sezon në Austri 7 gola në 15 ndeshje.