Kukesi- Vllaznia eshte nje sfide shume e rendesishme per te dy ekipet, e cila do te startoje ne oren 13.45 ne stadiumin “Egnatia Arena” te Rrogozhines.
Te dy ekipet do te kerkojne fitoren dhe kuptohet qe kete gje do ta demostrojne edhe ne fushen e lojes, megjithate do te jene 90 minutat e kesaj ndeshje qe do te vendosin ne fund se kush do te gezohet.
Nderkohe, “Shkodra Sport” ka mesuar ne menyre ekskluzive se Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar drejtimin e kesaj ndeshje arbitrit fierak Kreshnik Cjapi. Do te jete pikerisht ai qe do te vendose drejtesi ne kete takim.
Nderkohe edhe dy asistetet do te jene po te kolegjiumit te Fierit dhe pikerisht Ilir Tartari dhe Orgest Grabova, ndersa arbiter i katert do te jete Olsid Ferataj nga Patosi.
Ne sistemin VAR sakaq do te jete kryesori i FIFA-s Enea Jorgji ndersa AVAR do te jete Ani Koçiaj nga Tirana. Vezhgues i arbitrave ne kete ndeshje do te jete Ilirjan Kristo po nga Tirana ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit do te jete Alban Tafaj.
Pavaresisht se ne ndeshjet e ketij sezoni po perdoret sistemi VAR, duhet thene se shkodranet ne tre ndeshjet e fundit, ato ndaj Partizanit, Skenderbeut dhe Dinamos, kane patur pretendime per gjykimin dhe si rrjedhoje sot presin drejtesi.