Vllaznia do të ketë sot në dispozicion një premio prej 10 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj Teutës. Drejtuesit i kanë komunikuar dje skuadrës shpërblimin dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse kuqeblutë do të marrin tri pikë.Vllaznia
“Panorama Sport” mëson se të njëjtën premio sponsori Alban Xhaferi u premtoi lojtarëve edhe në transfertën ndaj Skënderbeut, por shkodranët barazuan 1-1. Skuadra po kalon një krizë në këtë fazë të tretë dhe janë pikërisht rezultatet ato që flasin më mirë.
Në gjashtë ndeshjet e fundit kuqeblutë kanë arritur të fitojnë vetëm kundër Apolonisë 1-0, ndërsa në takimet e tjera kanë humbur në Shkodër kundër Laçit dhe Tiranës, si dhe kanë barazuar me Kastriotin, Partizanin dhe Skënderbeun.