Kategoria Superiore zhvillon sot në orën 16:45 dy ndeshjet e saj të tjera të javës së 12-të, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia. “Panorama Sport”ka zbuluar ekskluzivisht dhe arbitrat e ndeshjeve që do të vendosin drejtësi në sfidat e sotme.
Në supersfidën Vllaznia-Partizani, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, arbitër kryesor do të jetë Florjan Lata, i mbështetur nga asistentët Dojando Myftari dhe Ani Koçiaj. Arbitër i katërt pritet të jetë Klodian Shahini. Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj dhe në AVAR, Nertil Bregasi.
Në takimin që do të luhet në Korçë, Skënderbeu-Egnatia, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Mario Shazivari.
Arbitër i katërt pritet të jetë Adrian Beqiraj. Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi ndërsa në AVAR, Arbër Zalla.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE
VLLAZNIA – PARTIZANI
Arbitër kryesor – Florjan Lata (Durrës)
Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)
Asistent i dytë – Ani Koçiaj (Tiranë)
Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)
VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)
SKËNDERBEU – EGNATIA
Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Mario Shazivari (Tiranë)
Arbitër i katërt – Adrian Beqiraj (Tiranë)
VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)
AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)