Finalja e shumepritur e Superkupes se Shqiperise po afron dhe tashme kane mbetur edhe pak ore deri ne startin e saj. Vllaznia dhe Teuta “kane mprehur dhembet” dhe duan te fitojne te dytin trofe brenda pak muajsh.
Me te deshiruar per ta bere kete gje duken futbollistet e Vllaznise. Ata kishin kohe pa fituar trofe dhe per kete arsye, do te bejne cmos per te fituar edhe sonte ndaj durrsakeve.
Trajneri Thomas Brdariç ka bere gati edhe formacioni me te cilin do ta nise kete ndeshje. Ajo qe ben pershtypje eshte se me perjashtim te mesfushorit Heriç, asnje lojtar tjeter qe ka ardhur pas ndeshjeve te Kupave te Europes, nuk do te jete pjese e formacionit.
Tekniku gjermano- kroat u ka besuar lojtareve qe ka patur ne dispozicion prej qershorit dhe me to do te kerkoje suksesin edhe ne finalen e Superkupes. Ne porte do te jete padiskutim Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Diagne dhe Bulatoviç.
Ne mesfushe nderkohe do te luajne Krymi, Jonuzi dhe Heriç, ndersa perpara do te jene Kruja, Latifi dhe Gjurgjeviç. Me kete 11-she, Vllaznia do te kerkoje fitoren e Superkupes mbremjen e sotme ne “Elbasan Arena”.