Superkupa e Shqipërisë do të luhet në datën 28 gusht në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ aty ku do të përballet kampionia Teuta me fituesin e Kupës, Vllazninë.
Sfida do të luhet në orën 19:00 në prani të tifozëve, me ‘’Elbasan Arenën’’ që do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.
FSHF-ja ka bërë me dije se shita e biletave ka filluar online dhe në Tiranë, ndërsa në Elbasan do të fillojnë të shiten në datën 26 gusht. Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja deri në 1500 lekë në tribunën VIP.
Postimi i FSHF-së
28 gusht 2021
19:00
”Elbasan Arena”
Biletat i gjeni Online në www.bileta.fshf.org
Duke filluar nga dita e sotme në dyqanin e FSHF-së, hyrja e stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe pranë stadiumit “Selman Stermasi”
Duke filluar nga data 26 gusht pranë biletarisë së stadiumit “Elbasan Arena”