Mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua gjysmëfinalja e dytë e Supërkupës Mbarëkombëtare në basketboll, në kuadër të Ligës Unike në mes dy federatave, të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ndeshja ka terhequr interesin e lartë të publikut por edhe të autoriteteve shtetërore, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili ndoqi ndeshjen direkt në “Qazim Dervishi”. Pavarësisht se ndeshje në mes ekipeve shqiptare, edhe pjesa sportive kishte rëndësinë e saj.
Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Vllaznisë, duke qenë në epërsi konstante, ku më e larta ishte dhjetë pikë, derisa çereku i parë përfundon me shifrat 26:16. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa shkodranët ngritën epërsi deri në 12 pikë, 36:24, por më pas rikthehen prishtinasit, duke afruar shifrat në 39:37, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 43:39.
Periodën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe duke pasur deri në shtatë pikë epërsi, 53:60, por pesë pikë nga vendasit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të tregonte shifrat 58:60. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e fundit, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe në fund triumfuan me shifrat 72:80.
Në finalen që do të po në Shkodër të dielën në orën 19.00, Prishtina do të ketë përballë një tjetër ekip të Kosovës, Golden Eagle Ylli. Ata mundën në gjysmëfinalen e luajtur më herët në durrë Teutën me rezultatin 89 – 71.
Po nesër, nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave, derisa garat do të fillojnë në fundjavën e ardhshme.
Në konkurrencën e meshkujve do të garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa te femrat, tri skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria.
Te meshkujt në këtë edicion do të garojnë: Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Prizreni 16 dhe Peja nga Kosova, kurse Teuta, Vllaznia, Tirana Neptun dhe Kamza nga Shqipëria.
Do të zhvillohen gjithsej 14 ndeshje (vajtje-ardhje) dhe më pas skuadrat më të mira do të garojnë për titullin kampion.
Ndërkohë, te femrat do të marrin pjesë: Penza, Prishtina dhe Bashkimi nga Kosova dhe Partizani, Tirana dhe Flamurtari nga Shqipëria. Do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas do të zhvillohet faza e “play-off”-it. /ShkodraWeb/