Java e ardhshme në Kategorinë Superiore mbyll fazën e dytë të kampionatit shqiptar. Ndeshjet e ndalesës së 18-të të këtij sezoni do të luhen në dy ditë, e premte dhe e shtunë. Sfida kryesore është Vllaznia-Laçi, e cila do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, ditën e premte në orën 18:00.
Sfida e dytë e kësaj dite është Kukësi-Kastrioti, e cila do të zhvillohet në të njëjtën orë me përballjen mes shkodranëve dhe kurbinasve.
E shtuna sjell 3 duele të tjera. Tirana pret në shtëpi Skënderbeun, e cila është dhe një përballje e së kaluarës mes teknikut të bardhebluve Orges Shehi dhe korçarëve. Dy takimet e tjera janë Bylis-Partizani dhe Teuta-Apolonia.
Java e 18-të e Kategorisë Superiore
E premte
Vllaznia-Laçi (18:00)
Kukësi-Kastrioti (18:00)
E shtunë
Bylis-Partizani (13:45)
Tirana-Skënderbeu (13:45)
Teuta-Apolonia (16:45)