Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se satelitët Albania 1 dhe Albania 2 që do të monitorojnë Shqipërinë nga hapësira janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.
Rama shkruan se ato do të lëshohen në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA. Ai thekson se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre për përpunimin e informacionit Gjeohapësinor për një sërë institucionesh dhe subjektesh private dhe publike.
Statusi i kryeministrit Edi Rama
GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë