Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas dhunimit të gazetarit Gjergj Zefi ditën e martë (3 tetor) në Tiranë. Kreu i Shtetit dënoi dhunën ndaj tij, duke theksuar se “është e papranueshme”.
Begaj inkurajoji organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje ngjarjen dhe ta zbardhin sa më parë.
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, shkroi në një postim Presidenti Begaj.