Duket se telashet dhe hipotezat rreth ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, nuk kanë fund. Por kësaj radhe vëmendjen nuk e kanë tërhequr as bllokimi i pasaportës as akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, por udhëtimi drejt Gjermanisë.
Një deputet i Republikës së Shqipërisë ka “shkundur” elitën politike duke zbuluar se Tahiri, ka udhëtuar në Gjermani, për tu takuar me Shkëlzen Berishën.
Me sa duket ata janë takuar për të rënë në ujdi për një marrëveshje. Portali “360grade.al”, ka zbuluar disa të dhëna interesante, nga rrëfimet e deputetit që kërkon të mbetet i paidentifikuar.
Saimir Tahiri, sipas këtij deputeti, ka udhëtuar në Gjermani, për tu takuar më djalin e ish kryeministrit Berisha, Shekëlzenin, për të ujdisur një marrëveshje.
Ndër pasionet e shumta të ish ministrit të brendshëm, por jo vetëm pasion, ka qenë edhe përgjimi i të gjithëve dhe krijimi i dosjeve për të gjithë, sidomos me përgjime ambientale dhe jo vetëm.
Duke filluar nga armiqtë e deri tek miqtë, përfshirë këtu edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzenin.
Takimi i Hamburgut, Tahiri-Berisha, sipas deputetit që do të mbetet anonim, ka patur si qëllim dëgjimin nga ana e Shkëlzenit, të kushteve që ka parashtruar Tahiri, për mosbotimin e përgjimeve që lidhen me personin e tij.
Përgjimet janë të planit personal, por jo vetëm.
Sipas këtij version, palët kanë rënë në një marrëveshje dhe janë pranuar kërkesat e Tahirit.
Ky edhe ka qenë qëllimi i vërtetë, dhe më i rëndësishëm, i udhëtimit të papritur të ish ministrit të brendshëm në Hamburg, duke pasur si pretekst të vërtetë, kurimin e babait të tij, që ndërkohë ishte kthyer në Shqipëri.