Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se do të nisë lëvizjen e tij në PD. Berisha theksoi se takimi i tij me bazën e Partisë Demokratike do jetë të enjten në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë.
“Basha vepron për interesin e tij. Basha e ka marrë këtë vendim për pazar ose interes personal. Takimi im i pare me anëtarësin e PD do jetë në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.
Lëvizja ime ka si synim që të vendoset dinjiteti i çdo anëtari të PD-së, të ketë edhe hapje në Partinë Demokratike, patjetër. PD i ka jetike flukset e reja, që të vijnë të rinj e të reja, por edhe burra e gra. Ka forca PD, në Këshill Kombëtar, parlament, duhet t’i hapet frymëmarrja Partisë Demokratike. Lëvizja ime është për bashkimin dhe zmadhimin e PD-së”, deklaroi Berisha.