Andej nga fillimi i shtatorit një telefonatë e rëndësishme më vjen nga Italia. Ishte Profe Goni, tashmë deputet si zv. i Gjuzit. Cil.sia e ligjvënësve ishte rritur mendova dhe ju përgjigja.
Kam një çeshtje me rëndësi globale, më thotë Profe Goni, instaloje urgjent “Signal” që të mos përgjohemi. Mendova shumë e rëndësishme do jetë peërderisa edhe sekretarja e Mark Markut ka mësuar se ekziston “Signal”.
E instalova dhe marr Profen në tel: Çfarë është Profe?
Dëgjo më thotë: “Kam takuar një mik të përbashkët, kjo “non grata” nuk qenka asgjë. Mbushja mendjen Berishës të vijë diku në Europë se do ta takojmë me një që ka qenë President i SHBA- së deri ne 2020, do rikandidoj prapë dhe do fitojë në 2024, emrin mos ma kërko se kush është. Por po të pranojë Berisha rregullohen problemet artificiale me SHBA- në dhe doktori duhet të kthehet në krye të PD- së”.
Duke parë sekretin e rëndësishëm për të ardhmen e PD- së, i thashë që do ti them. Mbylla tel. dhe mendova qenka jo vetem me mikun tim italian por qenka dhe me Profe Markun dhe paskan kthyer ndonjë gotë. Kur të nesermen shikoj sms që nuk me pushonin në “Signal”. “Çimi fole me Doktorin, do vijë? Është shumë e rëndësishme, etj,. etj”. Kuptova që nuk ishte i pirë një natë më parë por paska lindur budalla. Fola, i thashë dhe nuk vjen.
Pas kësaj Profe Goni u kthye në Tiranë dhe ju bashkua Lulit në nismën për ta shpëtuar PD- në nga baza e saj anti-amerikane.
Edhe unë e kuptova që nuk me duhet më “Signal” për biseda kaq të rëndësishme. E fshiva i zhgënjyer nga mundësia e humbur!!!😉😂😂😂 11 Dhjetori më duket shumë larg për të shpëtuar nga këta lloj delirantësh apolitik. /Nga Çim PEKA/