Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur detaje nga takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Në një postim në “Tuiter”, Basha shkruan se shémbja e Teatrit është prova e fundit e një hájduti órdiner që i vjédh, i várfëron, dhe i dhúnón shqiptarët dhe se Rama është sot ármiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Basha deklaron se me Presidentin Meta kanë diskutuar për krizën dhe rrugëdaljen prej saj.
“Shémbja e Teatrit është prova e fundit e një hájduti órdiner që i vjèdh, i várfëron, dhe i dhúnón shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot ármiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Gjatë takimit të koalicionit óopozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: Shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha në “Tuiter”.