Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Tiranës ku ka zhvilluar një takim të papritur me homologun e tij Edi Rama.
Takimi Rama-Kurti është zhvilluar pa praninë e mediave, në ambientet e Vilës qeveritare. Pas takimit asnjëri nga dy kryeministrat nuk janë prononcuar për mediat dhe as nuk kanë bërë asnjë komunikatë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar për Telegrafin se cili ishte qëllimi i takimit dhe çfarë bieduan Kurti dhe Rama.
“Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë Kryeziu.
Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.