Të hënën nis pagesa për kalimin në Rrugën e Kombit. Kreu i Këshillit Bashkiak, Gjelbrim Shehu shprehu dakordësinë për tarifat e rinegociuara nga qeveria për banorët e zonës. Çështja ishte pikë e fundit e rendit të ditës, por që për mungesë kuorumi nuk u diskutua. “Kjo çështje quhet e mbyllur dhe nuk do jetë më pjesë e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Pas reflektimit nga ana e qeverisë. Tarifa e pranueshme dhe e përballueshme nga banorët”, tha Gjelbrim Shehu.
Këshilli Bashkiak kishte dalë disa herë me deklarata ku kishte kërkuar diferencimin për tarifimin e banorëve për kalimin në Rrugën e Kombit, madje një pjesë e këshilltarëve iu bashkuan edhe protestës së 31 Marsit.