Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.
Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, shefi i opozitës deklaroi se protestat nuk do të ndalen.
“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin.
Të ngrihemi në këtë protestë të fuqishme. Nuk mund të nënshtrohemi. Nuk mundet të shndërrohet Tirana në Beogradin e vogël”.