Shkruan në Facebook Eduart Grishaj, regjisor i Big Brother Vip Albania 2: Sot është finalja e një Big Brotheri të paharrueshëm.
Për nga permasat, për nga impakti dhe për nga suksesi. Dhe ky i fundit nuk ka ardhur rastësisht. Por më shumë punë, vendosmeri, sakrifica dhe dashuri të madhe për këtë program dhe për çdo njeri të përfshirë në të.
Nuk ka qënë e lehtë këtë hërë të perballonim të gjithë si staf lumë fyerjesh, sharjesh dhe mallkimesh absurde por edhe pse jo pak here jemi merzitur jemi perpjekur të kuptojmë permasat e jashtëzakonshme të këtij programi që vetë ne kemi krijuar, dhe ju kemi falur:)
Ju perulemi gjithmonë publikut që na ndoqi me zemer në dorë për 4 muaj e gjysem. Të mbash mberthyer miliona prej jush dy herë në jave para ekranit per 133 ditë është një sfide e bukur dhe ne ia dolem.
Të bësh bashkë një komb të tërë është veçse kënaqësi. E në fund për ata që kanë mallkuar e kanë shpresuar në deshtimin e këtij programi, suksesi është hakmarrja jonë e vetme. Faleminderit për gjithçka.