Një Marko Gjuriç në Beograd, po del përditë e po flet për të “mbrojtur territoret serbe, që janë të tyret”.
Nuk thotë se cilat, se në fakt po t’i hysh historisë e sheh që këtu në Ballkan, serbët kurrë nuk e kanë pasur një territor.
Serbët në fakt nuk kanë qenë fare etni në Ballkan.
Po ky Gjuriç është nipi i ish kryeministrit serb Pashiç, i cili, brenda ligësisë së tij antishqiptare, i njihte mirë shqiptarët dhe forcën e tyre.
Ato që nuk përmend Gjuriç, janë territoret shqiptare që ua dhanë serbëve sulltanët e Anadollit, për të mposhtur forcën shqiptare, por që tani janë në territorin strikt shqiptar të shtetit të Kosovës.
Por janë edhe fushatat e tmerrshme të serbëve kundër shqiptarëve, të përkrahur nga turqit, për t’iu marrë shqiptarëve territoret arbërore mijëravjeçare.
Me mercenarë të paguar nga Rusia, madje edhe me jeniçerë turq, janë shkatërruar tokat arbërore.
Më oficerët rusë që erdhën në Ballkan të veshur si priftërinj ortodoksë për të marrë kishta e ortodoksisë shqiptare. Dhe i morën. Se për këtë, Stambolli sulltanor nënshkroi marrëveshjen me Rusinë për “mbrojtjen e kishës ortodokse ruse në Ballkan”.
Asgjë nuk kishën serbët deri atëherë, se ishin vëtëm ca kalorës nomadë me një principtë të vogël afër Beogradit.
E gjithë kjo ka ndodhur në histori sepse Turqia osmane u hakmorr për Gjergj Kastriot Skënderbeun deri ne fund: mohoi gjuhën shqipe, vrau periodikisht gjithmonë krerët patriotë shqiptarë, goditi fenë e shqiptarëve dhe nuk pranoi të hapë asnjë shkollë shqipë në territoret shqiptare.
Pas humbjes në muret e Krujës, në shtator-tetor të vitit1450, i tmerrurar nga humbja e thellë që i shkaktoi Skënderbeu 100 mijë ushtarëve të tij, nën rënie fuqish dhe me hemiragji cerebrale, vdiq Sulltan Murati i Dytë, në 3 shkurt të vitit 1451. Në këtë kohë për grua Murati i II-të kishte serben Mara Brankoviç, vajzën e princit të Pricipatës Serbe. (!)
I biri Muratit të Il-të, që erdhi e u bë Sulltan Mehmeti i Dytë, u betua në varrin e tij: ” unë do t’i shkrij arnautët. Fli i qëtë im atë, se unë do të ta marr hakun”.
Dhe kjo vijoi deri në vitin 1913… kur gjymtuan Shqipërinë, të gjithë bashkë: otomanë, rusë e francezë.
Të gjithë këta, në fakt, i ka trembur gjithëherë: Gjuha Shqipe dhe Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ky është sindromi i tyre, se këtu ka konsistuar si i qenë në fakt, së pari, sindromi “arnaut” i Sulltanëve Osmanë. Po ky është ende sot sindromi antishqiptar edhe në Stamboll, edhe në Beograd, edhe në Athinë.
Erdogani i thotë kryeministrave shqiptarë për Skënderbeun: “pse e mbani ende këtë tradhëtar”. Dhe këta batakçinj politikë, heshtin se mendojnë të garantojnë gjënë e vjedhur me anë të kryeministrit turk dhe kundër Amerikës.
Këtë i thotë Erdogani edhe Edi Ramës, i cili sot e ka futur monumenti e Skënderbeut në pyll, që, kur të vijë Erdogani në Tiranë të mos e shohë. Madje, prandaj Rama e ndaloi edhe qarkullimin në Sheshin Skënderbe, që të margjinalizojë figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Po, një mësues vizatimi pa mend në kokë, vërtet mendon se mund të margjinamizojë Gjergj Kastriot Skënderbeun për një neoosman si Erdogani!! Që pastaj, të ecë i qetë ky kur të vijë në Tiranë. Po, a do vijë dot më vallë në Tiranë Erdogani, i cili tani nuk di se ku e ka kokën?
Të gjithë antishqiptarët historikë i tmerron Gjergji i Kastriotëve. Le ti bien këmbës: Skënderbeu është sot figurë perëndimore, madje është simboli i shpëtimit të qytetërimit perëndimor. Prisni dhe pak e do ta shihni edhe më të ndritur figurën e tij në Europë.
Pa Gjergj Kastriot Skënderbeun, Bashkimi Europian do të ishte jetim.
Simboli kasrtiotian është dhe Simboli i Europës.
Prandaj po pyetën se a i keni mbyllur kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian? Shqiptarët duhet të përgjigjen: “detyrimet ndaj Evropës shqiptarëve ua kanë plotësuar luftëtarët e tyre trima në betejat kundër turqve osmanë në shekulli e XV, nën drejtimin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ku ka forcë sot Beogradi, Stambolli dhe Moska të errësojë “një vigan liberator paneuropian” si Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Le më pastaj të kenë forcë ca qaramanë si Marko Gjuriç dhe Edi Rama… /Nga Spartak NGJELA/