Teksa te gjithe sportdashesit mezi e presin diten e neserme per shkak se do te nise Kupa e Botes 2018 e cila mbahet ne Rusi kete vit, sinoptikanet kane lajme te keqija per tifozet qe do ndjekin ndeshjen nga stadiumi diten e pare.
Shiu dhe stuhitë mund të sjellin mot të lagësht në disa ndeshje për fundjavën e parë të Kupës së Botës. Sipas meteorologeve, mot i ngrohtë dhe në përgjithësi me diell parashikohet në të gjithë Rusinë perëndimore.
Por fakti qe Rusia ka nje shtrirje te madhe gjeografike, edhe kushtet e motit do te jene te ndryshme ne vende te ndryshe.
Ndeshja e parë do të mbahet në Moskë të enjten më 14 qershor, kur Rusia do të presë Arabinë Saudite në stadiumin Luzhniki në orën 6 të mëngjesit, ora lokale (11:00 paradite).
Të 12 stadiumet në 11 qytetet ruse të shpërndara anembanë ketij shteti do të hapen për ndeshjet duke filluar nga e premtja, 15 qershor.