Deputeti demokrat, Xhelal Mziu, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe më pas të kandidojë përballë Sali Berishës për kryetar të Partisë Demokratike.
Xhelal Mziu tha se ka edhe të tjerë të cilët duan të japin të japin diçka ndryshe dhe të bëhen pjesë e këtij rithemelimi për në finale me një PD konkurruese.
“Nuk e konsideroj në asnjë moment potencialin e Berishës që nuk do ishte aktori kryesor për të kontribuar në PD, besimplotë që qëllimi final është që PD të jetë një forcë qeverisëse, ndërkohë, po aq i bindur jam që edhe Basha që në këto momente drejton PD, duhet të japë dorëheqjen.
Ndërkohë të jetë një ndër kokurrentët e PD-së sepse jo vetëm këto të dy, por ka dhe persona të tjerë që kanë, aderojnë, kanë shpresë që të japin diçka ndryshe, duhet të bëhen pjesë e këtij rithemelimi. Në finale të kemi një PD konkurruese.”-tha Mziu.