Vllaznia është ngjitur në vendin e dytë në Superiore me fitoren e sotme ndaj Vllaznisë dhe trajneri Qatip Osmani mendon se kjo është pasojë e rritjes graduale të skuadrës që kur e ka marrë ai në drejtim. Tekniku i kuqebluve, theksoi sot pas ndeshjes së skuadra po bënte mirë, por duhej të vazhdonte të qëndronte me këmbë në tokë.
“Për pozitën ku ishim kur mora ekipin, ishte pak e rëndë, e vështirë dhe sigurisht përgatiteshim nga ndeshja në ndeshje që të merrnim maksimumin. Objektivi është i qartë, që të jemi në katër vendet e para. Sa i përket lojës së sotme, edhe pse fillimi nuk ishte i mirë me kalimin e kohës u stabilizuam dhe shënuam golin që e ruajtëm deri në fund,. Patëm disa raste, edhe Dinamo, por jam i kënaqur me fitoren.
Tërheqja ndoshta ishte e natyrshme, më mirë të jetë tërheqje e natyrshme. Në ato momente kur ke rezultat pozitiv, i frikësohesh një gabimi dhe vetvetiu skuadra tërhiqet në 20 metrat e zonës së vet.
Edhe pse me fitoren e sotme jemi një hap para, ende nuk kemi siguruar “Final Four”. Por megjithatë, ekipi nga loja në lojë tregon stabilitet, tregon një karakter që sigurisht që në ndeshjet që na presin do na ndihmojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne.
Mendoj se ende nuk ka vend për eufori se ka ende shumë ndeshje. E vërtetë që jemi në vend të dytë, por ka ende shumë ndeshje. Në futboll ndodh gjithçka, ndaj duhet të jemi të qetë e vazhdojmë me këtë ritëm”, tha Osmani për “MCN” pas ndeshjes.