Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar pritet t’i rikthehet sërish protestave popullore kombëtare. Lajmi është bërë i ditur për mediat, burimet e të cilave theksojnë se tubimi mund të zhvillohet në datat 20 ose 22 shkurt.
Gjithashtu mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme.
Vendimi për të rinisur protestat vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës dhe opozitës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.