Shkruan në Facebook Rudin Beka, kandidat i PS- së për Këshillin Bashkiak të Shkodrës: Nevoja për një Bashki të hapur, me më pak politike, dhe me më shume ekonomi!
Përplasjet politike të viteve të fundit kanë patur një kosto të madhe për gjithë banorët e bashkisë Shkodër. Një bashki që primare ka patur betejat politike dhe jo ato ekonomike. Një institucion që më shumë ankohet se sa jep zgjidhje.
SIMBOLIKISHT por dhe në realitet bashkia gjatë orarit të punës i ka vënë disa herë drynin portës hyrëse të saj, tregon për një mentalitet pengues dhe jo zhvillimor.
Kjo është pika e parë që duhet ndryshuar:
BASHKIA që të fton, e hapur dhe bashkëpunuese për të gjithë. Një bashki që primare duhet të ketë rritjen e standartit për qytetarët e saj dhe jo egon politike. Një bashki që duhet të jetë bashkëpunuese me biznesin, me qeverinë, me donatorët, me shoqerinë civile, me opozitën, të jetë ftuese për Shkodranët e suksesshëm të diasporës, të jetë e hapur dhe PA DRY për investitorët e huaj si dhe të jetë e aftë të krijojë marrëdhënie me bashkitë fqinje si Malësi e Madhe, Vau Dejës, Lezha e Ulqini.
Vetëm në këtë formë, mund të kthejmë Shkodrën në qendër rajonale, JO POLITIKE, por ekonomike.