Unë jam mësuesi i matematikës dhe i muzikës në fëmijërinë e Zukes. Pavarësisht 4 orëve në këmbë, prej ku buron Rraseku në Maranaj, që bënte për të ardhur në shkollë, shquhej ndër shoqe,ishte ndër më të shkathtat e inteligjentet, me një zemër të bardhë,me dëshirën për të mësuar si më e mira,me një zë brilant,tepër të veçantë e të fuqishëm, më e mira pjesmarrëse në të gjitha aktivitetet muzikore që zhvillonte shkolla.
Fiton për të vijuar mësimet për kanto,por për vetë kushtet (viti 1983) nuk e arrin një gjë të tillë. Martohet shpejt, krijon një familje të konsoliduar dhe emigron në Gent, Belgjikë.
Aty falë dhuntive dhe zërit të veçantë regjistron me dhjetra këngë (disa edhe me të vëllain, Blerimin), shumë prej tyre kushtuar heroikës së popullit kosovar,është aktive në koncerte brenda dhe jashtë Belgjike.
Nëpërmjet një shoqate grash ndihmon, inkurajon, realizon biseda, takime, koncerte, është nismëtare e hapjes së një shkolle për fëmijët shqipfolës në Gent dhe bëhet idhull i diasporës, e cila me mesazhet e shumta tregon respektin, dashurinë, mirënjohjen për patriotizmin e shprehur nga Zukja nëpërmjet muzikës.
I falënderoj të gjithë ato që në këtë rast nderojnë jetën e shkurtër të Zuke Dautaj (Mataj). U kujtoftë dhe mos u harroftë kurrë,zemra,dashuria për njerzit,patriotizma, zëri i saj brilant, respekti i saj për çdo njeri. Mësuesi është një prind i dytë. Thellësisht i prekur.
Pushofsh në paqe nxënësja ime Zuke…mbetesh një ndër kujtimet më të veçanta e kurrë të harrueshme…të kam ndër sy deri sa të mbyll sytë. Përjetësisht, mësuesi yt, Astrit. /Nga Astrit Qazim DERVISHI, publikuar në Facebook/