Herald Marku është afrimi më i ri i Partizanit në merkato. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ish-mesfushori i Vllaznisë, ka firmosur për 2 vite me “Demat e Kuq”.
Vlen të theksohet fakti se Marku shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Partizanit për Vllazninë, duke nxjerrë nga gara për titullin, të kuqtë, në sezonin që sapo u mbyll.
Ai ka qene ne bisedime edhe me drejtuesit shkodrane por kerkesat e tij financiare kane qene shume me te larta se ato te sezonit te kaluar dhe per rrjedhoje, Vllaznia duke mos qene ne gjendje t’ia plotesoje kerkesat, ka hequr dore prej tij.
Herald Marku ka luajtur per dy sezone me kuqeblute duke qene nje nga futbollistet me te rendesishem per ta, megiithate tashme rruget e tyre jane ndare sepse mesfushori ka zgjedhur te luaje per Partizanin.