Vllaznia pësoi një disfatë në Bosnjë mes polemikave pasi gjyqtari dha dy kartonë të kuq dhe dy penallti duke penalizuar rëndë shkodranët.
Pas ndeshjes, trajnerin Brdariç u pa mjaft i frustruar duke sulmuar ashpër arbitrin e ndeshjes në prononcimin pas ndeshjes.
“Ne humbëm sot një ndeshje, e cila ishte e balancuar për mua, nuk e di se çfarë ndodhi me gjyqtarët por humbën kontrollin në çdo gjë. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme. Nuk mund ta besoj sa herë ishte kundër nesh gjyqtari.
Skuadra luajti mirë, në momentin e duhur bëmë gjënë e duhur. Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave mbrëmjen e sotme, dhe të luash kundër 12 vetave është shumë e vështirë.
Nisëm që nga fillimi me pretendimet, më pas gjithçka u bë edhe më serioze. Kemi të gjitha shanset për ndeshjen e kthimit, ndoshta do të kemi një gjyqtar më të mirë dhe ndeshje më të mirë dhe do të kalojmë. Luftuam shumë mirë sot, lojtarët kishin plan të mirë si të luanin kundër tyre.”, ka thënë Brdariç.