Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është qëlluar me armë zjarri drejt një banese në Bajzë të Malësisë së Madhe. Sipas policisë, është shenjestruar muri rrethues i banesës, ndërsa brenda saj ishte vetëm një shtetas 19 vjeçar.
Malësi e Madhe
Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.