Disa të shtëna me armë janë dëgjuar, para pak minutash në Vlorë. Sipas informacioneve parapakrake është qëlluar mbi një makinë pranë kishës ortodokse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa raportohet se kanë mbetur tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Makina ndaj së cilës u qëllua me armë zjarri është tip ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC.
Bëhet me dije se të plagosurit pranë kishës ortodokse në Vlorë janë identifikuar si: Gazmend Canaj, Taulant Beqiri dhe Elis Llanaj Makina është qëlluar në lëvizje nga një tjetër mjet, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë trajtim mjekësor. Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.