Te shtunen qe shkoi ishte ne VAR dhe i mohoi nje 11-metersh te sigurte Vllaznise ne rastin e pengimit te Liridon Latifit nga portieri i Skenderbeut.
Sot nderkohe do ta arbitroje serish ekipin shkodran. E kemi fjalen per arbitrin e ri durrsak Florian Lata. Mesohet se ai do te jete arbitri kryesor i ndeshjes qd do te nise pas pak minutesh ne Elbasan ne mes Dinamos dhe Vllaznise.
Duket se ai vendim per mosdhenien e 11-metershit ne ndeshjen e kaluar eshte caktuar i drejte nga pergjegjesit e Federates sepse nuk ka asnje mundesi tjeter qe ai te arbitronte perseri Vllaznine.
Ndihmes te tij ne kete ndeshje do jene durrsaku tjeter Fatmir Lama si dhe Erind Burgu nga Fushe- Kruja ndersa arbiter i kater do te jete lushnjari Laver Alla. Ne VAR do te jete laçiani Klodian Prenga ndersa ne AVAR Enea Jorgji.
Vezhgues i arbitrave per kete ndeshje eshte caktuar lezhjani Prek Pjetrushi, ndersa delegat i Federates Besnik Çela. Shkodranet sigurisht qe presin drejtesi nga arbitrat e kesaj ndeshje te vlefshme per javen e 32-te te Superliges.